Presidenti Thaçi fton Vuçiqin të vizitojë Prishtinën

25.11.2017 19:43:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për mediumin serb Remaker. Ai ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ftesë nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq për të vizituar Beogradin.

Por, Thaçi ka thënë se do ta pres presidentit serb, Vuçiq, në Prishtinë, të cilit edhe i ka dërguar ftesë publike.

“Vuçiq është i ftuar çdo herë nga ana ime në Prishtinë, ndërsa mua më mungon ftesa për të vizituar Beogradin, por jam i gatshëm ta vizitoj. Nëse takohemi në të gjitha kryeqytetet e botës, pse mos të takohemi në kryeqytetet tona, Prishtinë apo Beograd”, ka thënë ai.

Tutje, në këtë intervistë, Thaçi ka folur për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve, për hapat që po i bëjnë këto dy shtete kah BE-ja.