Presidenti Thaçi, i shokuar nga sulmi në Berlin

19.12.2016 23:28:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit të natës së të hënës në një treg Krishtlindjesh në kryeqytetin e Gjermanisë.

Në një shkrim të tij në Twitter, Thaçi është shprehur “i tronditur nga sulmi në Berlin”.

“Populli gjerman duhet ta dijë se ne jemi me ta sonte, duke u lutur për familjet e viktimave. Liria do të mbizotërojë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social.

Disa njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar kur një kamion i madh është përplasur me një turmë njerëzish.