Presidenti Thaçi nesër diskuton për proceset integruese

27.10.2016 19:43:34

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nesër nga ora 11:00 do të mbledh Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, ku do të diskutohet për proceset integruese.

Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Siç njofton zyra e Presidentit, në pjesën e parë të takimit, do të flasin presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli, kryeministri Mustafa, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.