Presidenti Thaçi pritet nga Ali Ahmeti në Shkup

21.11.2016 15:34:10

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Para fillimit të ceremonisë zyrtare, kisha kënaqësinë të bashkëbisedoj me Presidentin e Republikës së Kosovës, bashkëluftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim, z. Hashim Thaçi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Thaçi sot është duke qëndruar në Shkup ku ka vendosur të dekorojë mbi 100 personalitete nga Maqedonia për “meritat e tyre në fusha të ndryshme për avancimin e shqiptarëve por edhe të bashkëpunimit të tyre me popujt fqinjë”.