“E falënderoj nënkryetarin Heilbronn për mbështetjen e rëndësishme që BERZH-i i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, me investime në mbi 50 projekte që kapërcejnë vlerën prej 200 milionë euro”, u shpreh presidenti Thaçi.
Nënkryetari për Politika dhe Partneritete pranë BERZH-it, Pierre Heilbronn, theksoi se BERZH do të përqendrohet në mbështetjen e sektorit privat, në sektorin e energjisë efiçiente, infrastrukturë rrugore dhe transport, përmirësimin e ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor, konsolidimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, papunësisë – e veçanërisht grave në biznes.
Në takim u diskutua edhe për rishikimin e strategjisë së BERZH-it për Energjinë në vitin që vjen.
Presidenti Thaçi ritheksoi se BERZH-i do ta ketë përkrahjen e tij të parezervë si president i vendit.