Presidenti Thaçi takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee

25.10.2017 09:30:42

Ka nisur takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropian dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee.

Ende nuk dihet se cilat do të jenë temat që do të diskutohen pasi nuk ka pasur deklarime në fillim të takimit.

Yee, gjatë ditës do të takohet edhe me krerët e tjerë të shtetit, kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kujtomë, se Yee dje qëndroi në Serbi, i cili u takua me krerët e shtetit serb dhe u bisedua edhe për  dialogun Kosovë-Serbi.