Presidenti Trump duhet ta shpëtojë Lindjen e Mesme nga ‘kthetrat’ e Iranit

09.02.2017 10:51:59

Nga Con Coughlin

“The Telegraph”

Irani është vënë zyrtarisht “nën njoftim”nga Shtëpia e Bardhë për sjelljen e tij agresive e ushtarake. Megjithatë, duket se ka prova të pakta se paralajmërimi i ka bërë qoftë edhe përshtypjen më të vogël ajatollahëve. Përkundrazi, të gjitha shenjat sugjerojnë se Teherani është i vendosur për të provokuar një konfrontim, ndërkohë që vazhdon të shkallëzojë politikën e tij për të minuar interesat perëndimore në të gjithë botën arabe. Demonstrata më e dukshme e “shurdhimit” të Iranit ishte testi i fundit i gjuajtjes se dy raketave balistike me moton “Izraeli duhet fshirë nga faqja e dheut!”. Presidenti Trump u përgjigj duke paralajmëruar se Irani ishte “duke luajtur me zjarrin”, ndërsa Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përdorur takimin e tij me Tereza May në Doëning Street këtë javë për të bërë thirrje për sanksione të reja kundër Iranit. Megjithatë, sado provokative që mund të jenë testet e raketave, të cilat shkelin marrëveshjen bërthamore të fi rmosur nga lideri iranian nga Barak Obama në vitin 2015, ato janë vetëm maja e ajsbergut e kërcënimit më të madh që Irani paraqet për stabilitetin rajonal. Në Jemen, ku Garda Revolucionare e Iranit është duke mbështetur ofensivën e Houthi për të rrëzuar qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Abdrabbuh Mansur Hadi, Irani është duke furnizuar kryengritësit me armatime të sofi stikuara, si raketa të blinduara dhe drone që mund të përdoren si bomba fl uturuese. Kjo është e ngjashme me mbështetjen që Irani i dha talebanëve, duke bërë që trupat britanike që operojnë në Afganistanin jugor ta gjenin vazhdimisht veten nën sulm, nga armët iraniane. Ndërkohë, shpresat e Irakut për shërimit nga ndarja e thellë sektare që ka lindur gjatë më shumë se një dekade konfl ikti, janë duke u penguar vazhdimisht nga mbështetja e Iranit për milicitë shiite, të cilat janë të vendosura për të parandaluar cdo “pajtim” me grupet sunite. Ndërkohë raportet e tmerrshme të “Amnesty International” ditën e djeshme për ekzekutimet masive të të burgosurve politikë nga regjimit i Asadit në burgun ushtarak “Saydnaya”, hedhin gjithashtu dritë mbi përfshirjen e Iranit në Siri. Teherani është duke “vënë në skenë” 5 miliardë dollarë në vit për të mbrojtur regjimin e presidentit Bashar al-Assad, aleati më i afërt rajonal i Iranit. Irani ka një histori të gjatë të kryerjes së ekzekutimeve masive të të burgosurve politikë: 6 mijë vlerësohet se janë ekzekutuar brenda muajit në vitin 1988. Dhe të burgosurit e tjerë politikë në Iran vazhduan të vuanin një fat të ngjashëm, sidomos në prag të represionit të egër, i të ashtuquajturit «Revolucioni i Gjelbër» në vitin 2009, kur mijëra protestues vdiqën. Gjithashtu nuk ka pasur ndonjë pakësim të përpjekjeve të Iranit për të frikësuar shtetet e pasura me naftë të Gjirit, të cilat krenohen me lidhjet e tyre të ngushta me fuqitë perëndimore si Britania. Në Bahrein, për shembull, ku Britania do të hapë një bazë të re detare, Irani është akuzuar si truri i një sulmi në një burg, muajin e kaluar, në të cili u vra një polic dhe si rezultat u arratisën të gjithë të burgosurit. Ndërkohë që Irani përgatitet për të festuar 38-vjetorin e Revolucionit të tij Islamik të premten, nuk ka asnjë tregues se ekstremistët fetare kanë ndonjë interes në ndërtimin e marrëdhënieve më të mira me botën e jashtme. Përkundrazi, Ayatollah Ali Khamenei, kujdestari i vetë-emëruar i revolucionit, i bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij për t›iu përgjigjur «kërcënimeve» amerikane. Brenda disa javëve të inaugurimit të zotit Trump, Uashingtoni e gjen veten në një kurs përplasjesh të njohura, e që lehtë mund të çojnë në një konfl ikt të ri. Obama, i freskët nga pushimet në ishullin privat të Richard Branson, mban pjesën më të madhe të fajit për këtë gjendje të mjerueshme të punëve. Shumë shpesh ishpresidenti ka bërë një sy qorr për kundërvajtjet e ndryshme të Iranit për të mbrojtur marrëveshjen bërthamore. Presidenti Trump, megjithatë, është më pak i entuziazmuar nga marrëveshja, duke pretenduar gjatë fushatës zgjedhore se sipas tij, ajo ishte një nga më të keqijat të arrira ndonjëherë. Në të vërtetë, është koha që Uashingtoni të zgjohet dhe të përballet me realitetin e ndikimit të dëmshëm të Iranit në Lindjen e Mesme dhe të veprojë në përputhje me rrethanat. Nëse Iranit i lejohet të “veprojë në kokën e tij” dhe të krijojë një terren të përhershëm në kryeqytetet arabe si Bagdadi, Damasku, Bejruti dhe Sana, bilanci gjeopolitik i Lindjes së Mesme do të ndryshohet njëherë e përgjithmonë në favor të Teheranit. Kjo do të ishte një fatkeqësi si për Perëndimin ashtu edhe dhe për aleatët e tij rajonalë, e cila është edhe arsyeja pse paralajmërimi i zotit Trump në Teheran duhet të mbështetet me veprime konkrete dhe të ashpra, sidomos nëse ajatollahët refuzojnë të “ndërrojnë rrugë