Prezantim fanele si kjo video nuk keni parë, ja çka bërë skuadra turke

21.07.2019 15:32:33

Kemi parë ide nga më të ndryshme për prezantimin e fanellave të reja për sezonin e ri futbollistik, por mund të thuhet me bindjen e plotë se Trabzonspor është skuadra kampion e kësaj vere.

Një ide origjinale, e cila vjen nga tradita, por që njëkohësisht i rri shumë mirë dhe të tashmesh. Në fokus të klipit, nuk janë futbollistët, por një djalosh i vogël i quajtur Abdülkadir. Ai nuk mund të luajë me shokët e tij sepse nuk ka një fanellë si ato… në këto kushte, djaloshi krijon vetë një fanellë ku me anë të një lapustile shkruan numrin “10” dhe mbiemrin e tij. Në heshtje të plotë, “dorën e fundit” mbi këtë fanellë e vë nëna, pa dijeninë e djaloshit e vë nëna …dhe më pas pamja zhvendoset në stadium, mes brohorimave të tifozëve.

“Me krenari kemi qëndisur motivet tradicionale (murgjit), simbol i gjeografisë sonë. Është diçka që na përket ne dhe gjithmonë do të jetë fanella më e bukur. Ne e dimë se nëse jemi bashkë, askush nuk na ndal ne”, shkruan klubi.

Kjo video është pritur shumë mirë nga tifozët, por edhe futbolldashësit teksa numëron mijëra shikime dhe pëlqime në rrjetet sociale.