Prezantohen forma të reja të ofertave turistike në Ohër

19.08.2016 11:11:20

Sot dhe në dy ditët e ardhshme në qytetin e Ohrit organizohet manifestimi ”Ohrid craft expo”, si një formë e re e pasurimit të ofertës turistike.

Artizanë me përvojë dotë ofrojnë punët e tyre të dorës, si pjesë e traditës dhe kulturës së pasur, duke u bërë kështu pjesë e formave alternative të turizmit.

Manifestimi do të mbahet në sheshin ”Republika e Krushevës” te panja e vjetër e Ohrit, duke filluar nga ora 17.