Princ Leka II: Gjithmonë do të jemi afër Kosovës

27.05.2017 13:49:47

Princi Leka II që sot po qëndron në Kosovë ka thënë se këtu gjithmonë ndihet mirë dhe se familja Mbretërore ka qenë e afërt me Kosovën.

“Gjithmonë do të jemi afër Kosovës”, ka thënë Leka në takimin me kryetarin e  AAK, Ramush Haradinaj.

Princi Leka II ka thënë poashtu se i vjen mirë që Haradinaj ka kaluar problemet që ka pasur në Francë lidhur me ndalimin e tij në bazë të një fletëarresti  të Serbisë dhe se poashtu i vjen mirë që ai i është kthyer popullit të Kosovës.

Në ndërkohë Haradinaj ka thënë se është kënaqësi kur takohen shqiptarët mes vete.

“Kënaqësi që e kemi Lartmadhërinë e tij sot këtu. Institucioni i Mbretërisë na bën më të fuqishëm në trojet tona”, ka thënë ai.