Prishtina kuq e zi (Foto)

28.11.2016 12:46:15

Mëngjesi i kësaj të hëne, nuk është i njëjtë si mëngjeset tjera për Kosovën.

Fryma kuq e zi, e cila i bëri bashkë shqiptarët në ditët më të vështira në gjithë historinë e tyre, jep plotë emocione për qytetarët e shtetit të dytë shqiptarë në botë, sidomos në datën 28 nëntor të çdo viti. Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, që nga orët e para të ditës së sotme është mbushur me tregtarët pjesëmarrës të panairit “Blej Shqip”, të cilët i kanë dhënë hijeshi shesheve kryesore.

Të shumtë janë edhe qytetarët që me familjet dhe shoqëritë e tyre ia kanë mësyrë qendrës në këtë ditë feste. Fotografi i KosovaPress, Jasir Zeqiri, ka zënë disa momente interesante në qendër të Prishtinës, nga orët e para të paradites së sotme.

dsc6697-copydsc6705-copydsc6691-copydsc6635-copydsc6681-copydsc6621-copydsc6626dsc6594-copydsc6593dsc6577dsc6575dsc6572dsc6573dsc6568dsc6567dsc6558dsc6553dsc6557dsc6556dsc6550dsc6686_1179