Prishtina nesër prezanton autobusët e rinj

10.01.2017 20:13:24

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nesër do të prezantohen autobusët e rinj. Prezantimi i tyre nga ana e kryetarit Shpend Ahmeti do të bëhet në orën 11:00, në hapësirat e ndërmarrjet “Trafiku Urban”.

Nesër, më 11 janar, në ora 11:00, në hapësirat e ndërmarrjes “Trafiku Urban”, do të bëhet prezantimi i autobusëve të rinj, të cilët janë faktorë të rëndësishëm në projektin e reformimit të trafikut urban në kryeqytet.

Në këtë prezantim do të marrin pjesë z. Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës;

znj. Lin O’Grady, zëvendësdrejtoreshë në Departamenti për Infrastrukturë Komunale dhe Mjedisore në BERZh; z. Ivo Šilhavý, Ambasador i Republikës së Çekisë në Kosovë; znj. Elena Petrovska, Drejtoreshë për Kosovë në BERZh; si dhe z. Antoine Garnier, anëtar i Bordit dhe Drejtor Industrial në IVECO Bus.