Prishtina zyrtarisht kampion i Kosovës, fitojnë Drita, Ballkani, Feronikeli dhe Arbëria

16.05.2021 17:06:08

Kanë përfunduar edhe një xhiro në Superligën e Kosovës, ku Prishtina zyrtarisht është kampion për edicionin 2020/21.

“Bardhëkaltërit” mposhten Gjilanin në udhëtim me rezultat 1 – 2, derisa fitore kanë shënuar edhe Drita ndaj Drenicës, Ballkani ndaj Trepçës ’89, Feronikeli kundër Besës dhe Arbëria ndaj Llapit, shkruan lajmi.net.

Gjilani 1 – 2 Prishtina

Prishtina me këtë fitore është zyrtarisht kampion i Kosovës.

Mici ndryshoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë (15′), derisa Zyba dyfishoi rezultatin (40′).

Golin e nderit për Gjilanin e realizoi Çyrbja (53′).

Prishtina me këtë fitore mbledh 78 pikë, pesë më shumë se Drita, derisa Gjilani renditët në pozitën e katër me 48 sosh.

Drenica 0 – 3 Drita     

Drita ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Drenica, duke fituar me rezultat 0 – 3.

Ardian Limani zhbllokoi rezultatin, duke kaluar Dritën në epërsi (12′), derisa në pjesën e dytë “Intelektualët” shënuan edhe dy herë për të kompletuar fitoren.

Pavarësisht fitores, Drita ende nuk e ka siguruar daljen në Evropë, duke u renditur në pozitën e dytë me 73 pikë, derisa Drenica në vendin e gjashtë me 42 sosh.

Ballkani 4 – 3 Trepça ’89

Ballkani vazhdon të ëndërrojë për Evropën, derisa ka mposhtur në shtëpi Trepçën ’89.

Krasniqi (5′), Hoxha (36′, 65’) dhe Daku (75′) ishin realizuesit nga ana e Ballkanit, kurse për Trepçën ’89 shënuan Muja (38′) Shala (78′) dhe Memaj (90+1).

Kjo fitore e mban në garë Ballkanin për të dal në Evropë duke u renditur në pozitën e tretë me 71 pikë, derisa Trepça ’89 zbret në pozitën e nëntë me 39 sosh.

Kjo fitore e mban në garë Ballkanin për të dal në Evropë duke u renditur në pozitën e tretë me 71 pikë, derisa Trepça ’89 zbret në pozitën e nëntë me 39 sosh.

Feronikeli 3 – 1 Besa

Feronikeli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Besës.

Besa fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 13-të, por vendasit barazuan rezultatin në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë, Feronikeli shënoi dy herë për 10 minuta për të siguruar fitoren (50′, 60′).

Me këtë fitore, Feronikeli largohet nga zona e rrezikshme duke u renditur në pozitën e shtatë me 41 pikë, derisa Besa e ka të sigurt rënien duke qenë në vendin e fundit me 12 sosh.

Arbëria 3 – 2  Llapi

Arbëria ka dal fitues në dramën e pesë golave ndaj Llapit.

Llapi kaloi fillimisht në epërsi përmes Kastriot Selmanit (12′), derisa Arbëria barazoi gjithçka në minutën e 42-të, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Llapi që riktheu epërsinë përmes Muhamet Hysenit.

Mirëpo, Arbëria nuk u dorëzua dhe ia doli të shënojë dy herë për t’i arkëtuar pikët e plota (49′, 67′).

Me këtë fitore, Arbëria ngritët në pozitën e tetë me 40 pikë, derisa Llapi në vendin e pestë me 42 sosh