PRISHTINASIT & PRISHTINALITE QE MOHOHEN NGA BANORE TE PRISHTINES (?!)

24.06.2017 01:21:59

Prof. dr. Muhamet Mustafa

Nje nisme per nje asociacion, pjese e te cilës jam dhe une , nje asociacion qe do te artikulonte nevojat e qytetareve te Prishtines dhe rrethinës se saj ne baze te ligjeve dhe paraktikave demokratike te asocimit zgjoi nje diskutim te gjalle këto dite . Shumica e mbeshtetn e mirepriten. Pati edhe hidhërime , edhe nga andej ku nuk pritej, pati edhe vrer per “prishtinalite” pati edhe akuza nga me te çuditshmet. Asocicoini sigurisht qe do te kete per objektiv edhe kultivimin e traditës , kulturës dhe historisë se Prishtines dhe nje fetse e mikut tim Bardhylit per kete segment zgjoi furinë e hidhërimeve dhe akuzave. E gjithë kjo vuri ne pah se nder banoret e Prishtines kemi te tille qe me dekada jetojnë këtu , gëzojnë gjithë te mirat dhe vuajnë gjithë problemet e Prishtines , por nuk e ndiejnë veten Prishtinas, ata mund te ndiejnë edhe neveri per te kaluarën e qytetit dhe kjo eshte nje çështje e tyre individuale. Mund te jetojnë me kete ndjenje per aq sa e kane te nevojshme per veten e tyere. Por këta nuk do te duhej te merrnin topzin dhe te gjykonin qytetaret e Prishtines qe e ndijën veten “Prishtinas” apo “Prishtinali” qe duan kete qytet me te mirat e tij, qe brengosen per problemet e qytetit dhe te tyre, qe e duan edhe traditën dhe historinë qe ka edhe plote shembuj te kundërt me ato qe plasuan per te arsyetuar neverinë e disave qe bien ne grupin e pare. Nuk dua te merrem me historinë , pasi nuk jam komptenmt per kete por Prishtias janë edhe Hoxhe Kadri Prishtina, Nazim Gafurri dhe Adem Demaci, dhe ne librin e ketij te fundit do te gjeni shume familje prishtinase, parktikues te te gjitha feve, qe i bëjnë ndere Prishines. Pjese e traditës se Prishtines janë edhe ata qe ndijën veten turq , boshnjake apo serb dhe askush nuk do te duhej ti gjykonte per kete.
Prishtina eshte Kreyqytet i Republikes se Kosoves dhe si i tille u takon gjithë banoreve te Kosoves dhe me gjere . Por Prishtina eshte eshte edhe nje komune ku artikulohen dhe duhet te permbushen edhe nevojat sepcifike te qytetareve saj , arsimi, shendetsi, sidomos punësimi, infrastruktura. Ekziston ndjenje te Prishtiansit se ne kete segmentin e dyte ka shume probleme qe nuk adresohen si duhet, ka probleme qe injorohen . Asocciacioni qe eshte ne themelim e sipër do te merret me sidomos me këto probleme . Asociacioni qe shpejt do te merr emër me preciz do te jete i hapur per te gjithë ata qe e ndiejnë veten “Prishinas”, nuk do te beje asnjë ndarje dhe diskrimim. Kush do te beje ndarje dhe te akuzoje, percmoje e mohoje Prishtiansit le te mbetet me zgjedhjen qe bëjnë vete.
I gjithë ky diskutim, qe ne shumicën e rasteve dha edhe shume propozime te vlefshme , zbuloi se megjithate ka shume dashuri per Prishtinen. Dhe, pikërisht zhvillimi i kësaj dashurie per qytetein dhe kryeytetin tone eshte motivi qe e ushqen dhe frymzon iniciativën per asociacionin per Prishtinen. Urretja , përçmimi dhe mohimi nuk do jene ne rednin tone te punëve dhe ne rendin tone te ditës.