Prishtinë, pasi shkaktojnë kundërvajtje në trafik, i pengojnë policët të kryejnë detyrën e tyre

28.07.2018 15:09:53
Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që të njëjtit pasi janë ndaluar nga Policia për kundërvajtje në trafik kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës së tyre.

iç njofton Policia të arrestuarit ishin njëri i moshuar dhe tjetri i mitur. Rasti raportohet se ka ndodhur në rrugën e “UÇK”-së në Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, njëri moshë e mitur,  meshkuj K/Shqiptar, të cilët pas një kundërvajtje në trafik kanë penguar zyrtaret Policor në detyrë gjatë kryerjen e detyrës zyrtare”, njofton Policia.

Sipas njoftimit pas intervistimit me vendim të prokurorit, personi i moshës së mitur është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes.