Prishtinë, plagoset 16 vjeçari

13.05.2017 21:05:18
Të premten rreth orës 20:30 në rrugën “Perandori Justinian”, u shkrepën dy plumba drejt 16 vjeçarit, Kreshnik Asllani, i cili më pas u dërgua në Emergjencë ku edhe u operua.
Sipas prindit të tij, ai po kthehej nga puna prej kamerieri në një hotel të qytetit, si angazhim shtesë pas shkollës.

E policia nuk ka dhënë informacione të detajuara për rastin, veçse ka konfirmuar se e ka identifikuar të dyshuarin, dhe se është në kërkim të tij.

Gjendja e të plagosurit është relativisht mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.