Prishtinë: Rrahja përfundon me plagosje

17.05.2019 13:16:39

Një burrë ka mbetur i plagosur mbrëmë në kryeqytet pas një përleshjeje fizike mes disa personave.

Viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekëso në QKUK.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale me tre persona të panjohur të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht, ku njëri nga ta ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të viktimës dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.