Pritet anulimi i vendimit për vrasjen e ariut në Prizren

12.05.2019 12:40:59

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pritet që nesër të anulojë vendimin për vrasjen e ariut në Prizren.

MBPZHR-ja bënë me dije se do të bashkëpunojë me akteret për gjetjen e një zgjidhje për këtë rast.

“Nesër MBPZHR do ta anuloje vendimin për vrasje e ariut dhe do të bashkëpunoj me akteret për gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë ky burim për lajmi.net

Kujtojmë se vendimi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, për mbytjen e ariut të murrmë në Prizren, ka ngjallur reagime të institucioneve të cilat merren me mbrojtjen e kafshëve dhe të natyrës.

Zyrtarë të këtyre institucioneve kanë kundërshtuar një vendim të tillë duke paralajmëruar edhe padi pasi që sipas tyre kafsha është e mbrojtur me ligj.