Pritet hapja e rrugës Brezovicë – Prevallë dhe asaj Brezovicë – Qendra e Skijimit

08.01.2017 11:38:42

Në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi.

Ministria e Infrastrukturës thotë se menaxherët regjionalë me ekipet tyre dhe kompanitë e kontraktuara nga kjo ministri janë duke punuar pandërprerë në teren, për të përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimin në komunikacion.

“Po punohet në rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila pritet të hapet sot dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, në të cilën gjenden shumë automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen për ta zhbllokuar këtë rrugë”, thotë MI në njoftimin për media.

Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNgrin lumi Drin
Artikulli tjetërFshati historik i Kosovës