Privatizohet oborri i shkollës në Ferizaj (Video)

03.04.2017 18:54:25

Shkolla fillore “Ismajl Qemali”, në Prelez të Ferizajt brenda një periudhe të shkurtër mund të mbetet pa një pjesë të oborrit të saj.

Banorët e fshatit dhe ish-mësimdhënësit e kësaj shkolle pretendojnë se kjo hapësirë prej më shumë se një hektarë tokë është privatizuar. Shitjen e saj e konsiderojnë të papranueshme dhe në dëm të nxënësve.

Paralajmërojnë se do të kundërshtojnë me protesta dhe se nuk do të lejojnë nxënësit të ndjekin procesin mësimor.

Drejtuesit e shkollës janë në dijeni për shqetësimet e banorëve. Në anën tjetër, zyrtarët komunalë të Ferizajt thonë se privatizimi ka ndodhur në qeverisjen e kaluar nga AKP’ja.

Në Agjencinë e Privatizimit kanë konfirmuar se kjo tokë është privatizuar në valën e 21’të të shitjeve me likuidim.

Zëdhënësi Ylli Kaloshi ka thënë se paraprakisht AKP’ja kishte kontaktuar me Komunën e Ferizajt.