Problem kryesor në Rahovec mbesin vërshimet

03.02.2019 20:31:11

Kryetari i Komunës së Rahovecit në një interviste për lajmi.net ka rrëfyer problemet me të cilat po përballet kjo komunë, premtimet që i realizoi si dhe synimet e AAK-së në zgjedhjet e ardhshme.

I pari i Rahovecit ka thënë se rrjeti i kanalizimeve dhe vërshimet janë problem me të cilin komuna është përballur vazhdimisht, derisa ka shtuar se po punon çdo ditë që të gjendet zgjidhje.

Sipas tij, vërshimet nuk shkaktohen nga rrjeti i kanalizimit por nga gjendja e përroskave dhe lumenjve që çdo vit ka vërshime sidomos në zonat e ulëta.

Lajmi.net: Mungesa e kanalizimeve ka bërë që në shumë vendbanime të Rahovecit të paraqiten problemet me vërshimet, ku më së shumti e pësojnë fermerët. Pse nuk po zgjidhet ky problem?

Latifit: Rrjeti i kanalizimeve dhe vërshimet janë problem me të cilin komuna jonë është përballur vazhdimisht por se unë po punoj çdo ditë që të gjendet zgjedhje. Jemi duke punuar në rregullimin dhe zgjerimin e rrjetit në gjithë komunën, duke filluar nga zonat më problematike si dhe kemi rregulluar edhe shtretërit e lumenjëve problematikë e kemi në plan që të vazhdojmë në këtë drejtim.
Se pari duhet dalluar, se vërshimet nuk shkaktohen nga rrjeti i kanalizimit por nga gjendja e përroskave dhe lumenjve qe çdo vit ka vërshime sidomos ne zonat e ulëta te komunës sonë, po ashtu duhet dalluar kanalizimin e ujerave fekale dhe atmosferike, ka përzierje te ujërave qe është e ndaluar rreptësishtë.
Është duke u trajtuara edhe faza përfundimtare e segmenteve te rrugëve dytësore te rrjetit te kanalizimit, sivjet synojmë te mbërrijmë te shtrijmë rrjetin e kanalizimit ne shume vendbanime ne 15 vendbanime dhe ne 1 ne qendrën urbane ku do te këtë ndërhyrje te kanalizimit ne mënyrë qe te përmirësohet jeta e qytetareve.

Intervista e plotë publikohet më vonë.