Probleme në 230 qendra votimi, zëdhënësja e KQZ-së del me deklaratën e rëndësishme: Shkak presioni dhe mosmarrja pjesë në…

25.04.2021 17:39:44

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj në një prononcim për mediat zbulon se janë hasur probleme në 230 qendra në të gjithë vendin. Sipas Hoxhajt, kjo ka ardhur si pasojë e presionit dhe mosmarrjes pjesë në trajnime.

“Materialet zgjedhore janë të gjitha në rregull. Nuk është konstatuar asnjë problematike.  Ka pasur qendra votimi që nuk kanë qënë të pajisura me operatorë. Është bërë e pamundur që të kishte operatorë. Në këto qëndra nuk ka asnjë problematikë në lidhje me procesin e votimit. Procesi në këto raste vijon sipas procedurave në mënyrë manuale. Ka pasur disa problematike në disa qendra votimi. 230 qendra që ka pasur, dhe për shkak të presionit dhe për shkak të mos marrje pjesë në trajnime. Po përpiqen që të zgjidhen që procesi i votimit të vijojë.”, u shpreh Hoxhaj.