Probleme për Gruevskin, dega e OBRM-PDUKM-së në Australi i bashkangjitet FRODEM-it

27.10.2016 10:21:47

Komiteti jashtëkufitar i OBRM-PDUKM-së në Brisbain – Queensland të Australisë ka hequr dorë nga mbështetja e OBRM-PDUKM-së dhe përkrahjen e tyre do t’ia japin FRODEM-it të Jove Kekenovskit.

Në një letër dërguar A1on, komiteti thekson se nuk është i dëgjueshmi i kryesisë që udhëheq me OBRM-PDUKM-në në Maqedoni, dhe se këtë qëndrim do ta mbajë deri sa të mos vijnë ndryshime në kryesinë e partisë. Komiteti deklaron se është një nga themeluesit e kësaj partie dhe tani për tani do të qëndrojë anash.

Paraprakisht, nga OBRM-PDUKM-ja u tërhoq edhe Vasko Naumovski, deputet për Australi, i cili ka bërë të ditur se aktivitetin e tij do ta vazhdojë në FRODEM.