Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 90% të votave. Teksa janë numëruar rreth 5.000 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 50.64% të votave, e ndjekur nga PD me 30.23% të votave dhe LSI me 15.12% të votave.
Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.
Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.
Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.
Ndërsa janë numëruar 4962 kuti nga 5362 në të gjithë vendin, Partia Socialiste është shumë pranë një fitoreje historike që do t’i jepte mundësinë që të qeverisë e vetme në 4 vitet e ardhshme.
5 janë partitë që duket se do të kenë edhe përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ardhshëm, ku surprizë ka bërë Tom Doshi me PSD-në në Shkodër.
Edhe përse kanë mbetur edhe 400 kuti për t’u numëruar, Partia Socialiste duket se ka garantuar 73 mandate dhe lufton për 2 mandate të tjera kokë më kokë, me PDIU-në në Tiranë dhe PD-në në Shkodër, ku pak vota bëjnë diferencën.
Pesë qarqet ku ka përfunduar procesi i numërimit janë: Fieri, Korça, Dibra, Vlora, Lezha.
Bazuar tek numërimi deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:
PS – 74 mandate
PD – 43 mandate
LSI – 19 mandate
PDIU – 3 mandate
PSD – 1 mandat.








































