Procesi i Integrimit Evropian prioritet për Grupin Parlamentar të LDK- së

02.11.2017 12:55:57
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK – së z. Avdullah Hoti së bashku me znj. Vjosa Osmani – Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme si dhe deputet z. Armend Zemaj,  dhe z. Ilir Deda anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane, priten në takim z. Daniel Mondekar ekspert dhe udhëheqes i projektit “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë“ të udhëhequr nga GIZ –i gjerman.

Gjatë takimit z. Mondekar paraqiti para deputetëve raportin e pregatitur nga ai lidhur me përkrehjen e punës së Komisionit të Integrimit në BE dhe Komisionit Pralamentar për Stabilizim dhe Asociim BE – Kosovë si dhe rekomandimet për qasjen që duhet pasur Kuvendi në të ardhmën ndaj procesit të Integrimit Evropian, thuhet në komunikatën e GP të LDK-së.

Duke falënderuar z. Mondekar dhe GIZ-in gjerman për mbështjetjen e vazhdueshme që i është dhënë institucioneve të Kosovës në procesin e zhvillimit të tyre, Z. Hoti dhe depuetet e LDK – së siguruan z. Mondekar se do të punojnë dhe luajn rol kyç në avancimin e Kuvendit në procesin e Integrimit Evropian si dhe do të jenë bashkëpunues lidhur me koordinimin e të gjitha njësive brenda Kuvendit në zhvillimet që do të qojnë përpara procesin e Integrimeve Evropiane.