Prodhimi në ‘Trepçë’ do të dyfishohet, ka thënë Tmava

13.10.2016 23:41:14

Drejtori i Ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava, ka thënë se me miratimin e Ligjit për “Trepçën” do të fillojë një epokë e re e zhvillimit, e cila krijon vende të reja të punës, mirëqenie për punëtorët si dhe zhvillim ekonomik për Kosovën

Tmava ka paralajmëruar se brenda një periudhe të caktuar kohore do të dyfishohet prodhimi në “Trepçë”.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se, varësisht nga teknologjia dhe rrethanat e kohës në aspektin teknik-teknologjik, do të përcaktohet edhe rritja e numrit të punëtorëve.

Tmava ka komentuar edhe reagimet e zyrtarëve në Serbi në raport me Ligjin për “Trepçën”.

Sipas tij, deklarimet e zyrtarëve serbë rreth “Trepçës” janë vetëm për konsum të brendshëm në Serbi.