Profil/ Kush është Robert Lili, drejtori i ri i AKU

02.10.2019 20:49:29

Robert Lili është i emëruari në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, një institucion që ka qenë në qendër të kritikave kohët e fundit, për disa raste lidhur me cilësinë e produkteve ushqimore.

Lili, i cili më parë ka punuar në funksione drejtuese në OSHEE, ka marrë sot besimin e Ramës për të drejtuar AKU-në, ndërsa me vendim qeverie është shkarkuar Agron Hetoja.

Po kush është njeriu që do përkujdeset për ushqimin tonë?

Robert Lili ka një përvojë të suksesshme në funksione drejtuese, ndërsa është arsimuar në Fakultetin e Shkencave, dega Inxhinieri. Ai zotëron edhe një diplomë të dytë, pasi ka studiuar edhe në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Tiranës.

Në të gjitha funksionet që i janë besuar ka treguar integritet të lartë moral dhe profesional.