Prokurori i Prizrenit: Ndocaj ishte me një femër, Ilirjan Bytyçi e sulmoi

28.09.2016 17:31:12

Prokurori i Prizrenit ka folur për sulmin fizik në Prizren, ndaj deputetit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj.

Prokurori Sylë Hoxha ka thënë se personi që ka sulmuar Ndocajn është Ilirjan Bytyçi, tashmë i arrestuar. Bytyçi është person me precedentë penal,

Po kështu, ai ka thënë se Ndocaj ishte me një femër kur u sulmua dhe se pësoi dëmtime të lehta.

Vetë Ndocaj e ka mohuar një lajm të tillë, duke thënë se është shëndoshë e mirë.