Prokurori Shyqri Syla: Po punojmë në zbulimin e vrasësve të Ivanoviqit

18.01.2018 10:39:16

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla në një prononcim tha se janë duke punuar intensivisht dhe krejt angazhimet janë në zbulimin e kryesve të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Syla theksoi se janë dhënë urdhëresat për ekzaminimin e kamerave dhe veturës së djegur dhe po presin raportin nga obduksioni.

“Dhe pas këtyre Prokuroria do të merr masa të tjera konform të gjeturave”, tha Syla.

Ai tha se janë duke punuar intensivisht dhe në bashkëpunim me akterët tjerë që kryesit e veprës të sillen para drejtësisë.