Prokuroria e Prilepit do të hetojë rastin e mashtrimeve me biletat e fluturimeve nga SHBA-ja për Maqedoni

16.08.2016 11:11:36

Agjencia e lajmeve META bën të ditur se Prokuroria publike themelore e Prilepit ka hapur procedurë hetimore për rastin e mashtrimit me biletat ajrore të maqedonasve që jetojnë në SHBA.

Sipas kësaj agjencia, janë hapur dy lëndë hetimore. Lënda e parë është hapur kundër një personi fizik dhe një personi juridik, kurse lënda e dytë është hapur për dy persona fizik. Rastet do të hetohen sipas veprës pelane ”mashtrim” që përsfhihet në nenin 247 të Kodit Penal të Maqedonisë.