Prokuroria nuk gjen prova për krime lufte për ministrin Rikalo

01.11.2017 09:39:12
Prokuroria Speciale e Kosovës, përmes një komunikate për media, njofton opinionin se në bazë të raportimeve të mediave lidhur me pohimin e disa qytetarëve nga lagja “Dardania” në Prishtinë, për keqtrajtimet nga ministri i bujqësisë, Nenad Rikalo gjatë luftës në Kosovë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave të nevojshme.

Në bazë të rezultatit të hetimit preliminar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për ekzistimin e veprës penale për krime lufte, transmeton lajmi.net.

Në rast paraqitjes eventuale të provave të reja prokuroria mund të hapë një hetim të ri.