Prokuroria: Të konfiskohen 1.7 milionë euro pasuri të Mark Frrokut

24.04.2017 20:39:42

Pasi u dënua me 7.5 vite burg për disa vepra penale, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që rreth 1.7 milionë euro pasuri të ish-deputetit Mark Frroku të kalojë në favor të shtetit, duke i konfiskuar ato.

Kërkesa e Prokurorisë i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë menjëherë pas zbardhjes së vendimit të dënimin nga ana e Gjykatës.

Ndërkohë, më 27 korrik të vitit 2016, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e një sërë apartamentesh, dyqanesh dhe tokash në Tiranë, Orikum dhe në Lezhë, sekuestrim i cili kërkohej në bazë të ligjit antimafie.

Sipas Prokurorisë, “nga viti 1998, kohë kur shtetasi Mark Frroku ka kërkuar azil politik ne Belgjikë dhe deri ne vitin 2013 kur ka bërë deklarim pranë ILDKPKI para fillimit të detyrës si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka rezultuar se ka krijuar një pasuri prej 209.627.218 lekë me burime të panjohura”.

Pronat e sekuestruara:

Apartamente

Apartament me sipërfaqe 56.84 m2 në Orikum

Apartament me sipërfaqe 78.66 m2 në Orikum

Apartament me sipërfaqe 69.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Apartament me sipërfaqe 49.3 m2 në Shëngjin, Lezhë

Apartament me sipërfaqe 55.2 m2 në Shëngjin, Lezhë

Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

Dyqane

Dyqan me sipërfaqe 133 m2 në Tiranë

Dyqan me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë

Garazhe (bodrume)

Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Tokë arë

Tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”, Lezhë