Prokuroria Themelore në Ferizaj ngrit 73 aktakuza

21.12.2018 17:51:06

Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vetëm gjatë kësaj jave ka ngritur gjithsejtë 73 aktakuza, ka paraqitur katër kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë 19 aktvendime për fillim të hetimeve.

Sipas njoftimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj jave, janë ngritur gjashtë aktakuza 6 dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsejtë 64 aktakuza, ka bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë njëmbëdhjetë 11 aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë kësaj jave ka ngritur tri aktakuza dhe ka marrë tre aktvendime për fillim të hetimeve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies, thuhet në njoftim