Propozimi i Bashës: Sistemi zgjedhor, 100 deputetë dhe mazhoritar i pastër

02.05.2017 12:53:17
Duke folur në ‘çadrën e lirisë’, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë edhe një propozim se si mund të jetë sistemi i ri zgjedhor në Shqipëri. Sipas Bashës, Republika e re nuk ka nevojë për 140 deputetë, por vetëm për 100 të tillë.

Gjithashtu Basha foli edhe për sistemin e ri zgjedhor. Sipas tij, çdo qytetar duhet ta njohë deputetin e vet, duhet ta dijë se kush e përfaqëson. Në këtë mënyrë Basha shp

Ja çfarë deklaroi sot Basha:

Kjo është Republika e Re që në projektin e saj kryesor ka transferimin e pushtetit nga partitë te qytetarët. Sot partitë vendosin kush ju përfaqëson, prandaj ato nuk ju përfaqësojnë se besnikëria e deputetit nuk është ndaj qytetarëve, por ndaj deputetit të partisë. Ky është një gabim i përbashkët, ku PD ka përgjegjësinë e saj për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Në Republikën e Re ku nuk ka 140 deputetë, nga të cilëve 120 nuk u dëgjohet zëri për asnjë ditë në 4 vjet.

Në Republikën e Re ku do të mjaftonin 100 deputetë, çdo deputet do të ketë zonën e tij elektorale, qytetarët për t’u përgjigjur vetëm para tyre. Harroje zonën, harroji qytetarët dhe e shikon ç’të punojnë qytetarët me votë.

Ky është mekanizmi që siguron lidhjen e vetme me demokracinë. Deputeti do ta ketë fatin të lidhur vetëm me qytetarët. Kështu do të shmangim këtë skenar të zymtë, ku kemi një parlament fasadë.