Protesta e gjashtë me radhe, kundër “Pronto 2”

25.08.2016 18:18:27

Grupi i qytetarëve protestues #PROTESTOJ nga ora 17:00 është mbledhur sot në protestën e gjashtë me radhë, në qendër të Prishtinës.

Protestuesit kanë filluar marshin nga sheshi “Zahir Pajaziti”  deri tek ndërtesa e Qeverisë dhe kanë filluar me një aksion simbolik duke gjuajtur në oborrin e Qeverisë me “letra aeroplanë”.

Ata kanë vendosur altoparlantë para ndërtesës së Qeverisë prej ku kanë transmetuar përgjimet e aferave të njohura si “Pronto 2”.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e menjëhershëm të atyre që kishin marr pjesë në skandalet e përgjimeve.