Protesta e PD, blloqe të mëdha betoni pranë çadrës

22.04.2017 13:14:35

 

Opozita të hënën do të radikalizojë protestën, duke bllokuar disa akse kryesore rrugore në të gjithë vendin. Me datën 24 prill për rreth 1 orë, duke nisur nga ora 11 deri në orën 12, protestuesit e PD-së dhe aleatëve të saj do të bllokojnë superstradën që lidh Tiranën me Shkodrën, përkatësisht në rreth-rrotullimin në Fushë-Milot, ku lidhet pothuajse i gjithë veriu me kryeqytetin. Gjithashtu, protestuesit e Partisë Demokratike do bllokojnë qarkullimin e automjeteve edhe në sheshin “Shqiponja” në Tiranë, një ndër akset kryesore hyrëse dhe dalëse në kryeqytet për veriun dhe jugun,

Bllokim të akseve e rrugore do të ketë edhe në Lushnjë, përkatësisht në autostradën që e lidh këtë qytetet me Fierin në rreth-rrotullimin e Plugut. Ndërkohë, protestuesit do të bllokojnë dhe autostradën që lidh Elbasanin me Rrogozhinën në rreth-rrotullimin e Bradasheshit. Por, duket se PD-ja ka nisur me bllo-kimin dhe besohet se do të realizohet përmes blloqeve të mëdhenj të betonit që shërbejnë si trafikndarës. Tentativa e parë për të bllokuar trafikun në Tiranë të hënën, u zbulua nga policia mbrëmjen e së enjtes. Një kamion është bllokuar nga policia rrugore e Tiranës, pasi është konstatuar me debi, gjoba të pashlyer prej një kohe të gjatë. Nga një kontroll në automjet, efektivët zbuluan edhe një bllok betoni që shërben për të bllokuar trafikun, që ishte ngarkuar në kamion. “Express” mëson se i pyetur nga policia, drejtuesi i kamionit është shprehur se këtë ngarkesë e ka pasur porosi nga një miku i tij.

Protesta, akset që  do bllokohen

Protestuesit do të  bllokojnë superstradën që lidh Tiranën me Shkodrën, përkatësisht në rreth rrotullimin në Fushë Milot, ku lidhet pothuajse gjithë veriu me kryeqytetin.

Bllokim në  qarkullimin e automjeteve dhe në  sheshin Shqiponja në Tiranë, një ndër akset kryesore hyrëse dhe dalëse në kryeqytet për Veriun dhe Jugun.

Bllokim në  aksin rrugor te pallati me shigjeta në Tiranë.

Bllokim të akseve e rrugore do të ketë dhe në Lushnjë, përkatësisht autostradën që e lidh këtë qytetet me Fierin në rreth rrotullimin e Plugut.

Bllokim në  autostradën që lidh Elbasanin me Rrogozhinën në rreth rrotullimin e Bradasheshit.