Protesta e PD-së vendos gardistët në tarracën e kryeministrisë

18.02.2017 11:15:32

Kur ka mbetur edhe pak kohë nga fillimi i protestës së PD-së në Tiranë, para kryeministrisë policia ka rritur masat e sigurisë.

Punonjës të gardës tashmë kanë zënë vendet e tyre në tarracën e kryeministrisë, ndërsa vihet re dhe një prani e shtuar e forcave të policisë.

Gazetarja e Ora News informoi më parë se janë angazhuar rreth 2000 policë.

Ndërkohë janë ngritur grupe kontrolli në hyrje e dalje të kryqytetit.