Protesta e PD, SHBA paralajmëron qytetarët e vet: Mund të ketë konfrontime

09.05.2017 19:39:58

Ambasada amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikanë në Shqipëri lidhur me protestën e paralajmëruar nga PD më 13 maj 2016.

Protesta e madhe, sipas njoftimit të ambasadës, nis nga ndërtesa e selisë së Partisë Demokratike e Shqipërisë dhe përfundon tek ndërtesa e kryeministrisë.

Ambasada u kujtoj qytetarëve amerikanë se demonstrimet dhe ngjarjet e mëdha synojnë të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontime.

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikanë se një protestë e madhe politike është planifikuar të zhvillohet më 13 maj 2017, e cila nis te selia e Partisë Demokratike Shqiptare dhe përfundon para Kryeministrisë.

Qarkullimi rrugor mund të preket nga protesta. Ju lutemi që të ndiqni raportimet në media dhe të ndryshoni planet për atë ditë.

Ambasada Amerikane nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim konkret ndaj qytetarëve apo interesave amerikane.

Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe demonstratat me qëllime paqësore mund të kthehen në konfrontime.

Shmangni sheshet e protestës dhe qëndroni larg vatrave, apo tubimeve të tilla. Turma me njerëz mund të ketë në të gjitha rrugët kryesore të qytetit.

Protestat në një qytet mund të prekin ose shkaktojnë protesta edhe në qytete të tjera të vendit.

Rishikoni planet tuaja; qëndroni vigjilent dhe ndiqni raportimet më të fundit në media. Sigurohuni që të ndiqni të gjitha hapat e nevojshme për sigurinë tuaj personale.

Qytetarët amerikanë duhet t’i shmangin vatrat e protestave. Edhe ato me qëllime paqësore mund të kthehen në konfrontime të dhunshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.