Protestat evropiane kundër Sorosit dhe sorosistët në Kosovë

07.02.2017 11:50:27

Nga Rexhep Kastrati

Fitorja e Trump në SHBA, edhe pse e keqkuptuar dhe e keqinterpretuar, megjithatë është e qartë se ka qenë një godtije e fort për multimiliarderin Xhorxh Soros, i cili ndikimin e tij e ka shtrirë në të gjithë botën nëpërmjet investimeve të ndryshme, kryesisht në aspektin politik, medietik dhe të shoqërisë civile. Shumë projekte sorosiste janë bërë në emër të shoqërisë së hapur, kryesisht në vendet e sapo dala nga regjimet komuniste në Evropë dhe gjetiu.

Ndikimi i Xhorxh Soros në shtete të ndryshme nëpërmjet medieve, politikës e shoqërisë civile ka qenë i fuqishëm dhe përcaktues.Dhe nga kjo nuk kanë shpëtuar as shqiptarët në përgjithësi, dhe shqiptarët në Kosovë në veçanti. Gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, por edhe gjatë viteve të pas luftës, paraja e Xhorxh Sorosit kishte depërtuar thellë në medie dhe në shoqërinë civile, dhe tashmë mund të bëhet fjalë për sorosistë të nivelit të lartë medietik, siç janë Shkëlzen Maliqi, Veton Surroi, Baton Haxhiu dhe në përgjithësi qarku i mbledhur rreth revistës javore “Koha” të Veton Surroit, por edhe në OJQ të ndryshme. Është për të theksuar se në shtetet e dala nga regjimet komuniste, pra edhe në Kosovë, nëpërmjet medieve dhe shoqërisë civile ishte angazhuar që të ndikonte në rrjedhat politike dhe në vendimmarrjen politike. Në Kosovë ishte arritur që Veton Surroi si një ndër kryesorosistët e Kosovës e që fillimisht ishte shfaqur si vazhdues i idesë së jugosllavizmit, më pas ishte shfaqur në dy pozicione: si përfaques i shoqërisë civile dhe si njeri i medieve. Është ky qark i mbledhur rreth revistë javore “Koha”, e cila më 1997 u shndërrua në gazetë ditore, pra në “Kohë ditore”, që pati ndikim të fuqishëm në profilizimin dhe në krijimin e një korpusi medietik në Kosovë, që pati dhe vazhdon të ketë ndikim të madh edhe sot e gjithë ditën.

Në fushën politike, ndikimi i sorosistëve të Kosovës u bë nëpërmjet ndikimit medietik, të shoqërisë civile dhe të angazhimit të drejtpërdrejtë në politikë. Suksesi më i madh i sorosistëve në politikë ishte pjesëmarrja e Veton Surroit në Konferencën e Rambujesë, kurse angazhimi i drejtpërdrejtë nëpërmjet lëvizjes “ORA”, rezultoi i sukseshëm në fillim, por herën tjetër pati një dështim spektakolar dhe të mrekullueshëm: njeriu i Sorosit kishte marrë goditje të rëndë dhe ishte shutuar nga politika aktive. Në aspektin medietik, sorosistët e Kosovës patën sukses më shumë pasi që arritën të pushtojnë hapësirën medietike në Kosovë dhe të bëhen pjesë e ndikimit në proceset e ndryshme socio-politike dhe të shtetndërtimit. Vetë Veton Surroi do të tërhiqet dhe do të shndërrohet në një kundëramerikan të thekur që nuk do të përtojë të rroket edhe me përfaqësues tëtrupit diplomatik amerikan në Kosovë. Edhe pjesëtarë të tjerë të këtij qarku, siç është ta zëmë Dukgjin Gorani do të profilizojë veten si një kundëramerikan, sikurse Veton Surroi. Shkëlzen Maliqi do të kthehet në rolin e një opinionisti, të sondazhbërësi dhe suksesin më të madh në politikë do ta arrijë të jetë këshilltar i jashtëm i Edi Ramës. Baton Haxhiu, pas ujdive me Jovica Stanishiqin, do të dalë më vete dhe do të arrijë të fuqizohet në fushën e medieve fillimisht në RTV Dukagjini, pastaj bashkë me nxënësin e tij, Beratin do të themelojnë express-in, kurse tash është në krye të KlanKosovës. Në fushën politike, Baton Haxhiu do të përmendet si këshilltar i Berishës, Ramës…

Duhet thënë se shumica e sorosistëve të Kosovës, jo vetëm të këtyre që i përmenda, janë bërë biznesmenë të fuqishëm dhe vazhdojnë të kenë ndikim në fushën politike nëpërmjet njerëzve të tyre që i kanë në parti dhe institucione të ndryshme. Një pjesë e tyre janë futur në politikë, dhe një tjetër sillet e mbështillet nëpër OJQ të ndryshme, pra si përfaqësues të shoqërisë civile.

Tashmë kur Xhorxh Soros ka pësuar një goditje të fortë në SHBA dhe kur edhe nëpër botë gjithnjë e më shumë po shprehen revolta dhe angazhime të ndryshme deri në nivel të protestave popullore, është e qartë se edhe ndër shqiptarë, pra edhe në Kosovë do të duhej të rishikohen pozicionet e sorosistëve, ndikimi i tyre në medie dhe në politikë, lidhjet e tyre me parti të ndryshme dhe me institucione të ndryshme. Po ashtu, duhet të rishikohet edhe niveli i pasurisë së tyre, burimet e saj dhe roli i tyre në zhvillimet negative në vend gjatë viteve të para, të luftës dhe të pasluftës.