Protestës i bashkohet edhe VV-ja, turma dëgjon përgjimet

05.08.2016 19:32:23

Qytetarëve të cilët janë mbledhur për të protestuar kundër skandalit “Pronto 2”, i janë bashkuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në protestë janë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, deputeti i VV-së Rexhep Selimi si dhe aktivistë të tjerë të Lëvizjes.

Në ndërkohë, protestuesit kanë lëshuar me zë të lartë bisedat e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, por edhe ato me Nijazi Kryeziun nga Prizreni e të tjera po dëgjohen edhe njëherë nga turma e mbledhur në protestë.