Protestojnë nxënësit e shkollës “Xheladin Deda”, kërkojnë t’ia fillojnë mësimit

19.09.2016 10:00:36

Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës së mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë, organizuan protestë para shkollës (objektit të ri) për shkak të mos krijimit të kushteve për fillimin e vitit të ri shkollor.

Protesta e tyre ishte e qetë, ndërkaq ata mbetën me shpresën se kërkesa e tyre që shkolla të hapet sa më shpejtë të merret parasysh nga institucionet.

Ndryshe, shkolla e mesme e mjekësisë në Mitrovicë, ka kohë  që po funksionon bashkë me shkollën teknike në një objekt. Për 7 vjet me radhë procesi mësimor në këtë shkollë mbahet me orar të shkurtuar.