Serbët kanë dalë sërish në protestë kundër presidentit të tyre, Aleksandër Vuçiç. Në duar ata mbanin pankarta në të cilat shkruheshin premtimet e pa realizuara gjatë mandatit të Vuçiç në krye të presidencës serbe.
Përveç premtimeve për reforma dhe pensione, protestuesit i përmendën Vuçiçit edhe zbardhjen e vrasjes së ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç.
Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit të kaluar në Mitrovicën e Veriut, ndërkohë që rasti ende është nën hetim.
Rrugët e Beogradit kohëve të fundit janë mbushur shpesh herë me protestues të cilët kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç.