Provokimet e Serbisë alarmojne Bashkësine Ndërkombëtare

Provokimet e Serbisë alarmojne Bashkësine Ndërkombëtare

17.01.2017 11:02:01

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se institucionet e vendit kanë vepruar në mënyrën e duhur për ta ndalur trenin ilegal serb. Pajaziti ka bërë me dije se me këtë rast Serbia e ka kuptuar vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

Ai i ka bërë thirrje Serbisë të ndryshojë qasje dhe të mos bëjë më provokime të tilla. Pajaziti në këtë intervistë ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi. Ai thotë se duhet të shikohet mundësia se si të ecët tutje me këtë dialog. Kurse sa iu përket zgjedhjeve të parakohshme.

Pajaziti ka thënë se zgjedhjet mund të ndodhin vetëm në bazë të një konsensusi politik.