Provokon Vulin: Ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës

27.01.2018 16:48:13

Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin po pretendon se Forcat e Armatosura të Serbisë, janë duke mbajtur “një sy në gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës”.

Këto deklarata ai i bëri pas disa paralajmërimeve të ambasadaës gjermane se gjendja në veri është e “tensionuar.

“Qytetarët tonë në veri të Kosovës duhet ta dijnë se ushtria serbe është duke monitoruar nga afër gjendjen e sigurisë” tha Vulin, transmeton lajmi.net

Ai ka theksuar se shbërimet e ministrisë që drejton menjëherë janë vënë në gjendje gatishmërie për ta vëzhguar situatën.

“Shbërimet kompente të ministrisë së mbrojtjes pas deklaratave të tilla, po vëzhgojnë gjendjen e sigurisë së çdo serbi që jeton në Kosovë”, thotë ministri serb i mbrojtjes.

“Ne kemi dëgjuar këkresën e autoriteteve gjermane, dhe po punojmë që të marrim informacione. Kur të kemi më shumë njohuri për këtë temë do të komentojmë”, përfundoi Aleksandar Vulin.

Ndryshe, ambasada gjermane dje me një komunikatë bëri thirrje qytetarëve të saj që të shmangin lëvizjet në veri të Kosovës.

Kujtojmë se më 16 janar në veri të Mitrovicës u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq.