Pse Hoti u largua nga mbledhja e Kryesisë së LDK-së

15.08.2017 18:20:06

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka shpjeguar se përse është larguar nga mbledhja e kryesisë së LDK’së, në të cilën janë duke u diskutuar lidhur me propozimet për kandidatët për kryetarë të komunave.

Hoti ka thënë se kanë qenë disa angazhime të tjera ato që e kanë shtyer që të dal më herët nga mbledhja e kryesisë së LDK’së.

“Për shkak te angazhimeve të tjetra, kam dale me herët nga takimet konsultuese qe po mbahen ne LDK lidhur me kandidaturat për kryetar te komunave. Kjo është e vërteta lidhur me titujt e dhënë neper media se e kam lëshuar mbledhjen e kryesisë”, ka thënë Hoti.

Tutje ai ka deklaruar se LDK po ndërton një konsensus të gjerë me propozimet më të mira për kryetar të komunave.

“LDK do te dale me propozimet me te mira per kryetar te komunave. Po ndërtohet një konsensus shume i gjere në këtë aspekt përmes frymës demokratike qe i ka hije LDK-se”, ka deklaruar ai.