Ish kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka folur për 10-vjetorin e shtetit dhe refuzimin e dekoratës të ndarë nga ana e Presidentit Hashim Thaçi. Ai ka treguar edhe pse ka refuzuar dekoratën nga Presidenti Thaçi, duke thënë se në të ka edhe arsye personale.
“Nuk ka kritere për dhënien e dekoratës. Duhet të ketë një komision për caktimin e kritereve dhe të ketë arsyeshmëri”, ka shtuar Krasniqi.
Kryetari i Këshillit Kombëtar i partisë NISMA Socialdemokrate ka thënë se nga data 17 shkurt 2008 Kosova e ka adresën e vet dhe prej aty kanë filluar ndërtimet e institucioneve të pavarura të shtetit që asnjëherë Kosova dhe këto janë të arritura të mëdha.
“Gjatë këtyre viteve ka pasur ndryshime, ashtu si në fushën e infrastrukturës dhe arsimit, por që kemi mundur të bëjmë më shumë për zhvillimin ekonomik dhe ashtu për sistemin e drejtësisë. Mungesa e saj e ka lënë Kosovën të izoluar në luftimin e krimit ekonomik”, ka vlerësuar Krasniqi.