Pse nuk kandidoi Tahiri për kryetar të Ferizajt

09.01.2018 18:01:57

Ndonëse u fol se do të ishte kandidat i mundshëm për kryetar të Ferizajt nga AKR-ja, Labinot Tahiri nuk u përfshi në zgjedhjet lokale.

Ai në një intervistë për lajmi.net, thotë se gjatë kohë korrik- gusht kishte presion të madh dhe ishte i lodhur prej gjithë atyre takimeve që zhvilloheshin për formimin e Qeverisë, andaj kjo e penalizoi të mos ishte kandidat për kryetar i qytetit të tij.

“Është ëndrra ime që të jem kryetar i Ferizajt”, thotë ai, por ka një ëndërr më të madhe të bëhet kryeministër i vendit dhe këtë synon ta arrij në vitet e ardhshme.