Pse rusët shpikin frikën e serbëve të Kosovës për njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia?

20.08.2016 22:06:20

Nga Rexhep Kastrati

Për vizitën e paralajmëruar të Edi Ramës në Nish janë bërë komente të ndryshme kryesisht negative, por rusët sikur për të përgënjeshtruar këto kritika kanë shpikur frikën e serbëve të Kosovës për mundësinë e njohjes së pavarësisë së saj nga ana e Serbisë. Ata thonë se vizita e Edi Ramës në Serbi mund të bëjë që kjo e fundit ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke i dhënë kështu kësaj vizite dimesnion historik dhe kombëtar. Është e qartë se edhe kjo sajesë e rusëve tashmë bëhet në kuadër të luftës speciale që synon të prodhojë efekte psikologjike, socio-politike dhe të perceptimit në të mirë të kësaj vizite, e cila nuk nuk do të jetë e para që Edi Rama do ta realizojë në Serbi. Duhet të kujtojmë se gjatë vizitës së parë të Edi Ramës në Serbi u krijua një shfaqje e vërtetë medatike nëtë cilën kryeminstri i shtetit shqiptar i pat kërkuar kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ta njihte pavarësinë e Kosovës.Mirëpo, më vonë në mbrëmje, Edi Rama i ishte shtruar rakisë dhe këngëve serbe të Ivica Daçiqit. Prandaj edhe shpikja e frikës së serbëve të Kosovës për gjoja mundësinë e njohjes së pavarësisë së saj nga Serbia, është një shpikje që zbardh edhe shfaqjen e lartpërmendur medatike, duke bërë të qartë se gjithçka kishte qenë pjesë e një skenari të planifikuar më parë. Dhe kishin arritur që atë shfaqje mediatike ta shitnin si një veprim patriotik të Edi Ramës, i cili në Kosovë nuk ka pasur dhe vazhdon të mos ketë ndonjë popullaritet për të thënë, kurse Albin Kurti përjetoi një katarsis, për të mos përdorur edhe ndonjë shprehje tjetër. Prandaj edhe shpikja e frikës së serbëve të Kosovës për mundësinë e njohjes së pavarësisë së saj nga ana e Serbisë gjatë vizitës së Edi Ramës nuk është asgjë tjetër përveçse një shërbim marketingume qëllim afirmimin e asaj vizite, e cila bëhet për çështjen e autostradës Nish – Prishtinë – Durrës. Edhe kur është fjala këtu, duhet thënë se edhe vizita e parë e Edi Ramës ishte bërë në kohën kur dy ministritë përkatëse të Serbisë dhe të shtetit shqiptar  kishin nënshkruar marrëveshje për realizimin e autostradës Nish – Prishtinë -Durrës, e cila atëbotë ishte realizuar pa pjesëmarrjen e ministrisë përkatëse të Kosovës. Prandaj, mund të thuhet se një nga efektet e asaj shfaqjeje mediatike, në të cilën Edi Rama pat bërë heroin duke i kërkuar homologut të tij serb njohjen  e pavrësisë së Kosovës kishte të bënte me mbulimin e marrëveshjes së lartpërmendur ndërmjet dy minstrive përkatëse të Serbisë dhe të shtetit shqiptar për autostradën Nish – Prishtinë – Durrës. Së këndejmi, duhet thënë se edhe shpikja e frikës së serbëve të Kosovës nga mundësia e njohjes së pavarësisë së Kosovës mund të lidhet me këtë projekt, i cili tashmë është bërë projekt që mbështetet nga BE, por edhe me aspekte të tjera, siç është minimizimi i rolit të Kosovës dhe të Qeverisë së saj në këtë projekt, ridmensionimi i marrëdhënieve Beograd – Tiranë në dëm të Kosovës etj. Natyrisht se nuk mund të mos lëmë pa përmendur edhe faktin se ardhjes së të majtës së Tiranës në pushtet i parapriu roli ndërmjetësues dhe pajtues i Boris Tadiqit, i cili bëri bashkë Edi Ramën me Ilir Metën. Prandaj, edhe ndikimi i Beogradit në raportet ndërmjet këtyre kokave të të majtës shqiptare të Tiranës është i madh dhe përcaktues edhe për raportet aktuale ndërmjet tyre, në kontekst të kërcënimeve të herëpashershme të Ilir Metës për dorëheqje dhe për mundësinë e afrimit me PD-në e Lulzim Bashës. A do të jetë edhe vizita e paralajmëruar e Edi Ramës në Serbi në këtë funksion, dhe çka do t’i ofrojë ai si kundërshpërblim Serbisë, është herët për të thënë, por gjithsesi duhet të kihet në vëmendje edhe përzierja e kryeminstrit të shtetit shqiptar në mbështetjen e angazhimeve destabilizuese në Kosovë, e të cilat do të mund të rrënonin shtetin dhe institucionet e tij.  Përfshirja e rusëve në skenarë të tillë, në fakt nxjerr zbuluar gjithë anagzhimet destabilizuese në Kosovë, dhe përfshirjen e të majtës shqiptare të Tiranës dhe të sektës okulte të Albin Kurtit në skenarë të tillë kundërshqiptarë ruso-serbë.