Pse Shpend Ahmeti mungoi sot në shugurimin e Katedrales?

05.09.2017 22:43:07

Katedralja “Shën Tereza” është shuguruar sot në Prishtinë. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm krerët më të lartë të shtetit përfshirë personalitete të jetës publike si dhe edhe Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Por, ajo që ka rënë në sy sot gjatë shugurimit të katedrales është mungesa e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Arsyeja e mospjesëmarrjes së të parit të kryeqytetit nuk është bërë e ditur.

Në shugurimin e katedrales po ashtu i pranishëm ka qenë edhe kardinali Ernest Simoni, i dërguar i posacëm i Papa Franceskut.

Natyrisht në një ceremoni të tillë Ahmetit i ka takuar të jetë pjesëmarrës, pasi është kryetar i kryeqytetit, por për këtë mbase duhet japë sqarime vet ai ose dikush nga Ipeshkvia