Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar në Beograd me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.
Takimi i Vuçiqit dhe përfaqësuesve të Listës Serbe ka zgjatur më shumë se dy orë.
Për takimin nuk ishte paralajmëruar më parë e as për temën për të cilën kanë diskutuar.
Mirëpo, sipas medieve serbe, tema e diskutimit ishte zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.